Flash News

KRYESORE

Makina humb kontrollin në Turqi, shuhet familja

4 persona nga e njëjta familje kanë ndërruar jetë në një aksident të rëndë automobilistik në Ankara të Turqisë. Sipas “Hurriyet”, 36-vjeçari Onur Elitok humbi kontrollin e mjetit në zonën e Etimesgutit duke u përplasur me shtyllën e tabelave rrugore, mbrëmjen e së martës.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia, zjarrfikësit dhe shërbimet shëndetësore, por asgjë nuk mund të bëhej për drejtuesin e mjetit dhe bashkëshorten e tij Hilal Elitok (36), të cilët humbën jetën në vendngjarje.

Dy fëmijët e çiftit, Anıl, 2-vjeç dhe Furkan Emir, 9-vjeç u dërguan me shpejtësi në spital, por nuk arritën t'u mbijetojnë plagëve të marra.

 

Të fundit