Flash News

KRYESORE

Makina merr flakë në ecje në Vlorë

Makina merr flakë në ecje në Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në segmentin rrugor Novoselë-Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10 në vendin e quajtur mbikalimi në Panaja.

Policia së bashku me zjarrfikësen kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Policia bën me dije se automjeti që u përfshi në flakë ishte mjet tip “Ford Fokus” me targa AA 875 NV, me drejtues mjeti shtetasin me iniciale E.A., 22 vjeç banues në Risili.

Mjeti nuk është djegur plotësisht dhe fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Ndërkohë grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit