Makina përfundon në kanal, plagosen katër maturantë në aksin Korçë –Voskopojë

Një makinë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.

Për pasojë, katër të rinj maturantë që udhëtonin me të janë plagosur.

Fatmirësisht, të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave.