Flash News

KRYESORE

Makina përplas biçikletën, humb jetën 50-vjeçari në Elbasan

Makina përplas biçikletën, humb jetën 50-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Një automjet përplasi biçikletën që drejtohej nga Gëzim Keçi, i cili për fat të keq humbi jetën rrugës për në spital.

Informacion paraprak

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.

Shtetasi G.K u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të fundit