Flash News

KRYESORE

Makina përplas fëmijën 5 vjeç, arrestohet shoferi nga Lushnja

Makina përplas fëmijën 5 vjeç, arrestohet shoferi nga

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Gorre në Lushnje. Një fëmijë 5 vjeç është përplasur nga një automjet tip “Ford”, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar shoferin nga Lushnja.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • L.B, 58 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Gorre, Lushnje duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal”, sqaron policia.

Të fundit