Flash News

KRYESORE

Makina përplas motoçikletën, humb jetën 29-vjeçari

Makina përplas motoçikletën, humb jetën 29-vjeçari

Një i ri ka humbur jetën, për shkak se motoçikleta me të cilën udhëtonte këtë mëngjes u përplas nga një makinë.

Ngjarja ndodhi sipas policisë, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit” në Lushnje.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit”, shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin tip “Volksëagen” që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A.P i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit,  shtetasi Q.K dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit