Flash News

KRYESORE

Makina përplas motorin, humb jetën i riu

Makina përplas motorin, humb jetën i riu

Një 23-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme në Mamurras të Kurbinit. Ai ka qenë duke udhëtuar me motor teksa është përplasur nga një automjet tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q..

Viktima është shtetasi R.P., banues në Mamurras, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti në Mamurras.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

Të fundit