Flash News

KRYESORE

Makina përplas motorin në Tiranë, ndërron jetë një person

Makina përplas motorin në Tiranë, ndërron jetë një

Ditën e sotme një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në mes të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Laknasit ku makina me targa AA727OE që drejtohej nga 23-vjeçari I. D., është përplasur me një motor me drejtues Xh. H., rreth 67 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë në vend 67-vjeçari. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka shoqëruar drejtuesin e automjetit ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit