Flash News

KRYESORE

Makina përplas nënë e bijë te ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë, shoqërohet drejtuesi

Makina përplas nënë e bijë te ‘Uji i

Dy gra u aksidentuan teksa po kalonin rrugën. Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Vlorë.

Sipas policisë, automjeti tip Benz me drejtues B. M., ka goditur dy këmbësore, nënë e bijë, përkatësisht shtetasen me inicialet A. R., 40 vjeçe dhe V.L., 60 vjeçe, të cilat ndodhet në Spitalin Rajonal jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetin, banues në Kaninë të Vlorës dhe ka filluar procedimin penal ndaj tij për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Të fundit