Flash News

KRYESORE

Makina përplas për vdekje 28-vjeçarin në Prrenjas

Makina përplas për vdekje 28-vjeçarin në Prrenjas

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite. Një 28-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë pranë një shkolle në Prrenjas.

28-vjeçari po kalonte rrugën gjatë përplasjes dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i Policisë: 

Prrënjas/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të fundit