Flash News

KRYESORE

Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin në aksin Tiranë-Durrës, më pas largohet  

Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin në aksin

Një person është përplasur për vdekje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Sipas të dhënave nga policia, viktima është një 63 vjeçar, që po udhëtonte me biçikletë.

“Më datë 25.04.2020, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një mjet akoma i  paidentifikuar ka përplasur shtetasin Xh.S.,63 vjeç, i cili po levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit”, sqaron policia.

Të fundit