Flash News

KRYESORE

Makina përplas për vdekje një grua në Elbasan

Makina përplas për vdekje një grua në Elbasan

Një grua 40-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi u përplas me forcë nga një mjet në Cërrik të Elbasanit. Policia bën me dije se gruaja me iniciale E.M nuk i ka shpëtuar goditjeve të forta nga mjeti tip Ford me targa AA 572 EC.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Reth orës 08:40, në aksin rrugorë Elbasan- Cërrik , në fshati Malasej , Cërrik , duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa AA 562 EC , me drejtues shtetasin I. M. , 57 vjec , banues në Peqin, ka aksidentuar, këmsoren shtetasen E.M. rreth 40 vjeçe, banuese në fshatin Banjë.

Shtetasja mënjeherë është transportuar për në spital por për shkak të plageve të marra ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

Të fundit