Makina përplaset me autobusin në autostradën Fier-Lushnje, ka të dëmtuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në fshatin Vajkan.

Raportohet se një makinë e tipit “BMW” është përplasur me një autobus dhe ka përfunduar jashtë rruge. Përplasja ka qenë e fortë dhe siç duket nga pamjet në video dëmet në mjete kanë qenë të konsiderueshme.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i makinës, i cili ka marrë dëmtime në këmbë. Ai është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar.

Foto është marrë nga televizioni Ora News.