Flash News

KRYESORE

Makina përplaset me shtyllën, aksidentohen 4 persona në Tiranë

Makina përplaset me shtyllën, aksidentohen 4 persona në

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në afërsi të rrethrrotullimit në Sauk. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Nga aksidenti janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerë, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

 

Informacion Paraprak

Rreth orës 19:50 në afërsi të rrethrrotullimit, në rrugën e “Elbasanit” mjeti me drejtues shtetasin F. F, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F dhe pasagjerët  D. F,  R. F dhe , A. F të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit