Flash News

KRYESORE

Makina përplaset me shtyllën e tensionit, i gjithë Orikumi pa drita

Një automjet ka humbur kontrollin në orët e vona të natës së mbrëmshme, duke u përplasur më pas me një shtyllë tensioni të mesëm.

Për pasojë, shtylla është rrëzuar dhe e gjithë zona e Orikumit në Vlorë ka mbetur pa energji elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 pas mesnate, ndërsa nga përplasja me shtyllën është dëmtuar vetëm automjeti.

Të fundit