Flash News

KRYESORE

Makina që mori flakë në Durrës ishte në pronësi të kandidatit për deputet

Makina që mori flakë në Durrës ishte në pronësi

Makina e tipit “Jaguar” e cila mori flakë në ecje në qytetin e Durrësit është në pronësi të kandidatit për deputet të LSI-së në këtë qark, zotit Skerdi Bello.

Fatmirësisht edhe pse makina mori flakë në pjesën e përparme nuk ka patur asnjë lëndim apo plagosje për kandidatin për deputet Bello.

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen dhe ka sqaruar se makina sapo kishte dalë nga një pikë servisi. Policia i referohet vetë dëshmisë së Skerdi Bellos i cili ka konstatuar pas daljes nga servisi se motori i makinës është nxehur dhe ka marrë më pas flakë.

Të fundit