Flash News

KRYESORE

Makina me targa italiane përplas 48 vjeçaren në Elbasan

Makina me targa italiane përplas 48 vjeçaren në Elbasan

Një 48 vjeçare është përplasur nga një makinë në Elbasanë.  Aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji mëngjesin e sotëm.

Policia bënë me dije se mjeti tip “Nissan” me targa italiane ET 437 FJ i drejtuar nga shtetasi P.P 59 vjeç ka përplasur 48 vjeçaren e cila është dërguar me urgjencë për në spitalin Rajonal të Elbasanit.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.11.2017 në aksin rrugor Elbasan–Metalurgji mjeti tip “Nissan” me targa Italiane ET 437 FJ drejtuar nga shtetasi P.P., 59 vjeç banues në Itali ka aksidentuar një këmbësore.

Shtetasja A.M., 48 vjeçe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në Komisariat dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit