Flash News

KRYESORE

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen gjashtë persona në Sarandë

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në Sarandë.

Dy makina u përplasën ‘kokë më kokë’ rreth orës 22:45, në aksin rrugor Ksamil-Sarandë në vendin e quajtur “Baxho”, raporton Ora News.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip Benz me targa AA 999 BL me drejtues Ledjon Haxhi që po udhëtonte nga Saranda në drejtim te Ksamilit, dhe një automjet tjetër  tip Shervolet me targa AA 447 EO me drejtues shtetasin Edmond Likometi që ishte nisur në drejtim të Sarandës”, sqaron policia.

Grupi i policisë dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit