Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
‘Makinë e fryrë pa dobi shoqërore’, Fuga kundër propozimeve të Akademisë së Shkencave: Marrin 300 mijë lek për një mbledhje
Në një intervistë për ‘News24’ , profesori dhe akademiku Artan Fuga u ndal te debati që ka shkaktuar ristrukturimi i pagave për Akademinë e Shkencave.
Fuga sqaroi se edhe Ministria e Financave e konsideron jo konform statusit të akademisë këtë kërkesë, ndërsa theksoi se në mënyrë të vazhdueshme ka denoncuar shfrytëzimin sipas tij në mënyrë jo rentabël të parave publike.
Fuga ka mbëshetur kërkesën kryetares së Komisionit të Medias, Fationa Dhimitri, e cila i kërkoi SPAK që të hetojë mbi veprimtarinë e Akademisë së Shkencave. Mes të tjerash akademiku u shpreh se vetëm për një mbledhje anëtarë të kësaj akademie, marrin 300 mijë lekë të vjetra, duke e krahasuar ASH me një ‘makinë të fryrë pa dobi’.
“Kjo organigramë që do të shkonte në Ministria e Financave nuk e kam ditur këtë gjë. Kur e kam parë jam habitur sepse vetë MF e hedh poshtë këtë organigramë. E konsideron jo në përputhje me ligjin, jo konform statusit të akademisë, që sipas ligjit nuk është në ato institucione të pavarura. Pra, ka një lloj vetëvlerësimi të akademisë, për mua një lloj vazhde e shfrytëzimit të parasë publike në mënyrë jo rentabël. E vlerësoj denoncimin që ka bërë Fatjona Dhimitri. Ajo ka kërkuar edhe hetim nga SPAK. Është e drejtë e saj ta kërkojë. Unë po vë në dukje këtë gjë. Për sa më përket mua, këto çështje i kam ngritur prej shumë vitesh dhe i kam kërkuar Ministrisë së Arsimit, të Financave, deputetëve, që të ndërtonin një strategji për të kontrolluar se sa në përputhje është me normat, harxhimi i parave publike brenda Akademisë së Shkencave.
Ndaj pas ndryshimeve, përsëri ka pasur hapa të tilla. Unë jam shprehur hapur se nuk jam dakord që të paguhen dhjetra njerëz, të paguhen me 300 mijë lekë, që është rroga minimale, të paguhen vetëm për mbledhje. Mjafton që të ulen në kolltuk dhe të mos japë asnjë mendim, qoftë 5 minuta apo 2 orë, të marrë 300 mijë lekë. E kam konsideruar të paligjshme dhe normë abuzime. Por askush nuk të dëgjon, të jep përgjigje dhe që të marrë mundimin të shikojë se çfarë ndodh. Nuk dihen se si angazhohen njerëzit në këtë njësi. Nuk dihet se sa paguhen. Deri më tani nuk ka asnjë punë. Për mua, e kam shprehur hapur në mbledhje, se si planifikohen botime të cilat mund të bëhen tek Instituti i Gjuhësisë, pra një dublikim, dhe shumëfishim, në funksione që aq më shumë e shohim një tej fryrje. Aq sa pak a shumë për çdo akademik ka një punonjës administrate. Është makinë e fryrë pa dobi shoqërore, dhe merr përsipër funksione që si ka dhe kjo duket dhe në parashikime dhe tek simulimet që bën në kohë pandemie. Kur merr para jashtë funksionit që si bën dot dhe merr detyra që si realizon dot, kriza thellohet më shumë. Unë kam bërë denoncim publik, thirrje publike, njoftime kreut të Kuvendit, kryeministrit, ministres së Arsimit. Madje unë jam kundër edhe ligjit që u fut në Kuvend, që librat që bëhen nga Akademia, mund të falen. Ana ligjore, organet kompetente, janë ato që veprojnë”, u shpreh Fuga.