Flash News

KRYESORE

“Makinën e paske bërë ushqim për qentë”, Rama rrëfen bisedën me Tahirin

“Makinën e paske bërë ushqim për qentë”,

Kreu i qeverisë Edi Rama në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, foli për Saimir Tahirin, si u njoh me të dhe për dosjen “Habilaj” ku dyshohet i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm.

Në rolin e prokurorit, Arjan Çani e ka marrë në pyetje Kryeministrin Edi Rama. I pyetur çfarë i tha Kryeministri kur mësoi se u kishte shitur makinën Habilajve, ai i tha Saimir Tahirit se makinën e ka bërë ushqim për qentë.

“I thashë pse s’thua që makinën e paske bërë ushqim për qentë që nuk do të ndahen”, u shpreh kryeministri.

Rama rrëfeu për takimin e parë më ish- ministrin Saimir Tahiri. Ai tha se është takuar për herë të parë më Tahirin në fushatën e Bashkisë së Tiranës në vitin 2003.

“Jam njohur në fushatën e Bashkisë së Tiranës në vitin 2003. Ka qenë një nga pjesëtarët e të rinjve dhe e kam njohur në distancë. Ai më dërgoi një email kur paraqiste idetë e tij për ngritjen e PS, lamë një takim  dhe takuar poshtë bashkisë dhe më pas ka ardhur më ka takuar dhe ka filluar punë në Partinë Socialistë”, tha Rama.

 

Të fundit