Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Maks Velo mbështet qëndrimin e prerë të Bashës: T’u vëmë minat kullave të Fushës
Arkitekti Maks Velo gjatë fjalës së tij në protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka mbështetur vendimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se nëse shembet teatri, t’i vënë minat kullave.
“Kishte një gjë me rëndësi Basha sot që paralajmëronte Fushën se ato pallate do hidhen në erë na baza të ligjit anti-mafja. Kjo ishte gjëja më me rëndësi. Se pallatet janë të paligjshme dhe nëse hedhin këtë në erë (drejtohet nga Teatri) dhe pallatet do hidhen në erë”, u shpreh ndër të tjera Velo.
Kujtojmë se kryedemokrati Basha gjatë fjalës së tij sot u shpreh i prerë se s’do ketë toletime nëse kullat do zënë vendin e teatrit.
““Dua ti jap të qartë një paralajmërim Fusha shpk s’ka asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrje të tillë kriminale, asnjë shans. Çdo veprim i Fusha shpk dhe çdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i një ligji të amenduar antimafia. Në bazë të kësaj do ju sekuestrojmë çdo cm katrore dhe çdo cent a miliard euro për shkeljet që do konstatojmë. Sikundër nëse guxoni ti vini minat teatrit, minat do ua vëmë edhe kullave tuaja me ligj”, tha Basha.