Flash News
Vritet 28-vjeçari shqiptar në Britani, policia identifikon viktimën
Apeli konfirmoi 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, reagon babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…
“Skifterët” zbresin në bregdet, tentohet grabitja e të moshuarit në Borsh, 3 të arrestuar
Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Maks Velo: parizieni i fundit i këtij vendi që i ngjan gjithnjë e më shumë Azerbajxhanit
Koloreto Cukali
Prej kohësh nuk jam trishtuar sa sot, nga vdekja e Maks Velos.
E kam njohur Maksin relativisht vonë, dhe kam ndenjur me të relativisht pak. Mjaftueshëm, sa për të kuptuar që, në një vend delesh e derrash, ishim me fat që e kishim.
Më preku ikja e Maksit, ndoshta sepse Maksi mori me vete shumë gjëra që janë të një Shqipërie që po vdes.
Në këtë vend të tharë nga brenda, Maksi ishte një njeri me shumë pasion. Kishte pasion për punën në një vend ku dhe këta që na vjedhin, na vjedhin tashmë pa ndjerë pikë emocioni, sikur i ka zënë halli me ne. Maksi fliste me pasion të pagjindshëm për të bukurën, mes këtyre njerëzve të arsimuar keq dhe parvënyve në pushtet që flasin vetëm për të bërë para e kurrë për të bërë një gjë të bukur. Maksi, kishte deri në ditën e fundit pasion për dashurinë, në një kohë kur dashuria përfaqësohet vetëm me prostituta instagrami e me kurvarë të veshur me pushtet. Maksi nuk pushoi së mbrojturi traditën, urbanistikën dhe estetikën e Tiranës, një Tiranë që po shkëlyhet nga një grusht njerëzish, një urbanistikë që po copëtohet nga një grup të pafytyrësh, një Tiranë që po e mbysin edhe ata që tani po bëjnë statuse keqardhjeje për Maksin.
Në këtë vend të qeverisur nga një ish-artist që i urren artistët, ku mediokriteti ka ngritur kulla floriri, Maksi mbeti deri në fund një artist i madh. Nuk po flas për pikturën apo arkitekturën, ku besoj se ka lënë gjurmë, po flas për letërsinë. Maks Velo, hyn për mua tek 5 shkrimtarët më të mirë të Shqipërisë pas-komuniste, një Shqipëri tashmë kaq e keq-arsimuar dhe e paedukuar e ku analfabetizmi është shtruar këmbëkryq. Letërsia e burgut e Maksit ka një finesë të jashtëzakonshme. Ka më shumë botë që hapen në galeritë e burgjet e shkruara prej Maksit sesa në qindra vepra të këtyre 30 viteve të fundit.
Në Shqipërinë ku injoranca kthehet në vilë e veshur me frak*, Maksi ishte nga të paktët aristokratë të vërtetë. Një aristokraci që nuk i vinte nga pronat e rimarra apo nga milionat e bëra në kohën e trafiqeve. Aristokracia e Maksit vinte nga ajri që kishte thithur, nga librat që kish lexuar, nga njerëzit e mëdhenj që kish takuar në burgjet e Enverit, nga muzetë ku kishte hyrë, nga vlerat e familjes së vet. Maksi ishte korçar i lindur në Paris. Maksi, ishte ndoshta parizieni i fundit i këtij qyteti. Sepse, parizien nuk të bëjnë kravatat, luksi apo vitet që mund të kesh kaluar në Paris. Enveri kish jetuar në Francë. Por Shqipëria e tij ishte Shqipëri siberiane, jo pariziene. Sikurse Shqipëria e Edi Ramës është anadollake. Ky vend prej kohësh nuk ka më copëra Parisi, madje, përherë e më shumë i ngjan Azerbajxhanit. Edhe më shumpë tani, me ikjen e Maksit.
I dënuar me 10 vjet burg VETËM sepse pikturonte si “modernist” dhe se fliste për Pikason; me ekspertizën që ia bënë gati drejtuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve me në krye Kujtim Buzën; me veprat që ia morën me kamion dhe ia dogjën në kaldajën e gjykatës; tradhëtuar e spiunuar te Sigurimi nga shokët e ngushtë, nga e vjehrra dhe e shoqja; jeta e Maksit është analiza më e mirë e kohës së Enverit.
Në një vend ku shumica preferojnë të mbajnë gojën mbyllur, ku shumë nga ata që janë në pozitë që duhet të flasin kanë zgjedhur të heshtin e t’i shërbejnë të dorëzuar pushtetit të një njeriu të vetëm, Maksi, mbeti deri në fund një shpirt i lirë.
Jam shumë i pikëlluar për ikjen e Maksit. Unë mendoj që ai dha shumë për këtë vend pa marrë kurrë mbrapsht asgjë.
Unë besoj se Shqipëria është kjo që është, për shkak të disa njerëzve të mëdhenj që kanë marrë frymë në të. Për mua, Maks Velo ishte një prej tyre.
Dua të marr pak nga Noli, pa patur frikë që mund ta ekzagjeroj.
Nëno moj, mbaj zi për vëllanë...*
Të fundit
Devoll, 57-vjeçari vetëvritet në banesë
15 July 2026, 15:08
Vritet 28-vjeçari shqiptar në Britani, policia identifikon viktimën
15 July 2026, 14:40
Amnistia penale/ Mbi 1.400 të dënuar përfitojnë, 553 lënë qelitë
15 July 2026, 14:10
Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve
15 July 2026, 12:53
Theu masën e arrestit shtëpiak, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari
15 July 2026, 12:04
A do të niset hetim ndaj Ramës për “Albanian Files”? Braho shmang komentet
15 July 2026, 11:31
Paralajmërimi i meteorologes: Nga nesër, temperatura mbi 40 gradë
15 July 2026, 11:20
Hapet portali u-Albania, maturantët nisin verifikimin e të dhënave
15 July 2026, 11:04
Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në
15 July 2026, 10:50
Zbulohen 5 'shtëpi bari' në Lezhë, dy në pranga, procedohen 4 punonjës të OSHEE
15 July 2026, 10:46
Spanja çoi Francën 'në shtëpi', reagon presidenti Macron: Humbje e dhimbshme!
15 July 2026, 10:06
Radhë, kaos dhe mungesë uji, BIRN: Fansat të pakënaqur në koncertin e Kanye West
15 July 2026, 09:39
Prokuroria sekuestron pasuritë e një të dënuari me 10 vite burg për drogë
15 July 2026, 09:07
Mbappe pranon dështimin: Spanja ishte më e mirë, nuk luajtëm siç duhej
15 July 2026, 09:04
Këmbimi valutor, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore sot
15 July 2026, 08:28
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues
15 July 2026, 07:47
Klevis Balliu: Kam shprehur dëshirën për të garuar për nënkryetar të PD-së
15 July 2026, 07:29
Si parashikohet moti për sot
15 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 July 2026, 07:01
"La Roja" në finalen e Botërorit, Franca dorëzohet në gjysmëfinale
14 July 2026, 23:08
Emigrantët shqiptarë protestë në Këshillin Europian, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
14 July 2026, 22:55
Gazetari: Për një vend pune si mësues paguhen deri në 10 mijë euro
14 July 2026, 22:30
Oyarzabal hyn në histori! Barazon rekordin legjendar të Butragueños
14 July 2026, 22:13
"La Roja" godet e para! Spanja merr avantazhin ndaj "Gjelave"
14 July 2026, 21:40
Policia jep detaje nga aksidenti në Cërrik: Dy viktima dhe një i plagosur
14 July 2026, 21:19
Gjithçka gati për supersfidën, dalin formacionet zyrtare të Francës dhe Spanjës
14 July 2026, 19:55
Zhupa: Rama po mbron betonizimin, jo zonat e mbrojtura
14 July 2026, 18:47
SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi
14 July 2026, 17:44
Trafik droge dhe pasuri kriminale, sekuestrohen 420 mijë euro pasuri në Tiranë
14 July 2026, 17:28
Berisha dënon sjelljen e Braçes ndaj gazetarit: Gjuhë gangsteri dhe dhunë fizike
14 July 2026, 17:12
Zjarr pranë fshatit Novoselë, flakët i afrohen banesave
14 July 2026, 16:57
Diktatorët nuk ngrihen vetëm
14 July 2026, 16:20
Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën
14 July 2026, 15:59
Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur
14 July 2026, 15:40
Dhuna në Zvërnec, Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë
14 July 2026, 15:14
A u helmua Lindsey Graham? Trump përgjigjet pas spekulimeve për Rusinë
14 July 2026, 14:37
Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçe e shtyn: Ik, B***Q**ë!
14 July 2026, 14:15
Devijoi dy herë, si u kthye fluturimi Londër-Tiranë në një makth 12-orësh
14 July 2026, 14:14
Dyshohet se u vodhën 3 mln euro, shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës
14 July 2026, 13:49
Vetmia absolute e grave që " rilindën"
14 July 2026, 13:40
Pse të rinjtë e shëndetshëm jo-duhanpirës po zhvillojnë kancer të mushkërive?
14 July 2026, 13:26
Pse Banka e Shqipërisë hoqi licencat për 80 zyra këmbimi valutor
14 July 2026, 13:14
Zjarrvëniet, 29 persona të arrestuar dhe të proceduar në qershor dhe korrik
14 July 2026, 13:05
Aksident te Liqeni i Thatë, i riu me motor përplaset nga një automjet
14 July 2026, 12:45
"Largohu", Gjiknuri dhe Manja përplasen për projektligjin e tokave bujqësore
14 July 2026, 11:24
Vrasja e Renis Dobrës, zgjaten me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
14 July 2026, 11:10
Plagosja e 22-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori
14 July 2026, 10:55
Përfshihet në flakë zona me pisha në Vlorë, rrezikojnë disa banesa
14 July 2026, 10:28
Botërori kthehet në makth për Senegalin, ngrihen akuza për ngacmim s*ksual
14 July 2026, 10:20
Të flasësh disa gjuhë mund ta mbajë trurin deri në 13 vjet më të ri
14 July 2026, 09:35
Ngushtica e Hormuzit bëhet përsëri fushëbetejë kyçe, rritet çmimi i naftës
14 July 2026, 09:20