Maks Velo: Shqipëria duhet ta ndryshojë emrin në pasaportë, ta bëjë “Shpella e Ali Babës”

Maks Velo, në një intervistë për gazetën britanike The Irish Times, e quan ‘të tmerrshëm’ planin për Teatrin e ri Kombëtar dhe thotë se ka firmosur një peticion kundër tij bashkë me arkitektë të tjerë. “Gjëja më e habitshme këtu është fuqia e hajdutëve”, i tha Velo IT. Ai propozon që emri i Shqipërisë në pasaportë duhet ndërruar dhe duhet të lexojë ‘Shpella e Ali Babës’.

Velo kujton edhe kohën kur doli nga burgu komunist dhe askush nuk donte t’i fliste nga frika. Të vetmit ishin Ismail dhe Helena Kadare. Shkrimtari i njohur i thirri me të madhe ‘Hej, Maks!’ kur e pa një natë në Bulevardin e Tiranës dhe e ftoi në shtëpi. Në të njëjtën shtëpi të cilën ai vetë e kishte skicuar para se të burgosej.

Velo kujton se një prej zyrtarëve komunistë i pati thënë: A ka shtëpia ime dyer palosëse si ajo e Kadaresë?