Flash News

KRYESORE

Maksim Malaj lë postin si këshilltar i Ramës, emërohet sërish prefekt i qarkut të Elbasanit

Ish-prefekti i Elbasanit, Maksim Malaj, i cili mban postin e Këshilltarit për çështjet e sigurisë i Kryeministrit Edi Rama, do të rikthehet sërish si Prefekt i këtij qarku. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Të enjten Malaj do të zërë postin e mbajtur prej disa muajsh nga Gledian Llatja. Llatja u dorëhoq para disa muajsh pasi kandidoi në zgjedhjet e 30 Qershorit, ku u mandatua kryebashkiak i Elbasanit.

Maksim Malaj ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, më vonë i emëruar Shef i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), më pas Prefekt i Qarkut Elbasan, gjatë këtij viti mbante pozicionin si Këshilltar i Kryeministrit Edi Rama për sigurinë.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Malaj  mbajti postin e këshilltarit të Ramës prej rreth 10 muaj.

 

Të fundit