Flash News

KRYESORE

“Makthi i Ahmetajve”, kush është Anila Denaj, ministrja e re e Financave

“Makthi i Ahmetajve”, kush është Anila Denaj, ministrja e

Sot, kryeministri Rama njoftoi mes 7 ministrave edhe largimin e Arben Ahmetajt. Në vend të saj njoftoi emërimin e Anila Denajt si ministrja e re e Financave.

Por, kush është Anila Denaj, drejtuesja më e re e një prej ministrive më të rëndësishme, siç është ajo e Financave në vend.

Denaj drejtonte aktualisht Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Më herët ajo ka qenë anëtare e bordit të AKEP, por gjithashtu në CV-në e saj, theksohen eksperienca në sektorin bankar në vend, ku ka mbajtur pozicionin e zëvendësdrejtoreshës në një bankë tregtare për periudhën 2007-2013. Në vitin 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave.

Para tre muajsh, Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit  Shëndetësor, me vendim nr.16, datë 13.09.2018 miratoi emërimin e Anila Denaj në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit. Edhe aty ajo zëvendësoi një tjetër drejtues me mbiemër Ahmetaj, konkretisht juristin Eduard Ahmetajn.

Anila Denaj ka qenë anëtare e Këshillit Administrativ të Fondit.

Të fundit