Flash News

KRYESORE

Malaj bën bilancin e Maturës Shtetërore: 2.8% ngelën, 5103 me notë maksimale, 90 me telefona…

Malaj bën bilancin e Maturës Shtetërore: 2.8% ngelën, 5103

Zëvëndësministrja  e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj në konferencën për shtyp të zhvilluar sot,  ka njoftuar se është mbyllur faza e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore.

Duke bërë një bilanc, Malaj tha se 2.8 % e maturantëve kanë ngelur, ndërsa 5103 kanë marrë 10 absolute.

“90 maturantë janë kapur me telefona, një u kap me kopje, ndërkohë që janë marrë masa edhe për administratorët që kanë lejuar kopjet”, u shpreh Malaj.

Sipas saj, maturantët e pakënaqur kanë të drejtë të kërkojnë kopjen e provimit. Më tej, ajo tha se janë marrë masat për provimin e fundit të lëndëve me zgjedhje, më 23 qershor.

Të fundit