Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Malaj bën bilancin e Maturës Shtetërore: 2.8% ngelën, 5103 me notë maksimale, 90 me telefona…
Zëvëndësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj në konferencën për shtyp të zhvilluar sot, ka njoftuar se është mbyllur faza e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore.
Duke bërë një bilanc, Malaj tha se 2.8 % e maturantëve kanë ngelur, ndërsa 5103 kanë marrë 10 absolute.
“90 maturantë janë kapur me telefona, një u kap me kopje, ndërkohë që janë marrë masa edhe për administratorët që kanë lejuar kopjet”, u shpreh Malaj.
Sipas saj, maturantët e pakënaqur kanë të drejtë të kërkojnë kopjen e provimit. Më tej, ajo tha se janë marrë masat për provimin e fundit të lëndëve me zgjedhje, më 23 qershor.