Flash News

KRYESORE

Malaj për monedhën virtuale: Shqiptarët të mësojnë, paraja s’rritet në pemë

Malaj për monedhën virtuale: Shqiptarët të

Monedha virtuale bitcoin ka mbërritur dhe  në Tiranë. Fjala është për një valutë që ekziston vetëm në rrjetet informatike, por me anë të së cilës mund të kryesh transaksione si me paranë e vërtetë.

Në studion e “Ekopolitikë” të Aurora Sulçes, Arben Malaj, rektor i Universitetit ‘Luarasi” e sheh si një risk real sa kohë që investohet në një gjë që nuk është e kontrolluar dhe licensuar.

Duke iu referuar piramidave të ’97, ai ka një apel për shqiptarët: Paraja nuk rritet në pemë.

Malaj: Lidhur me investimet financiare duhet shumë kujdes sepse tregjet financiare ndryshe nga të tjerat janë të rregulluara.Duke krijuar këtë lloj mundësie u japim oportunitete në rritje depozituesve, investitorëve shqiptarë por dhe biznesit të bëjë një investim financiar. Fakti që investohet në një gjë që nuk është e kontrolluar dhe licensuar rrit në maksimum riskun që investimi të jetë jo i suksesshëm.

Përgjegjësia jonë është të mbrojmë aktivitetet e ligjshme, nëse një shqiptar do të marrë risk atëherë unë nuk do ti shtoja më shumë se dy këshilla lidhur me bitcoin: Një gjë që nuk e njeh loz aq pak sa humbja nuk të shkatërron dhe e dyta një lojë që nuk di ta lozësh mos u fut në atë lojë se bie viktimë. Në gjithë konsulencën që bëmë për të shpëtuar Shqipërinë nga skemat piramidale që të mos ngjalleshin më është thënë: Shqiptarët duhet të mësojnë që paratë nuk rriten në pemë.Që monedha të jetë e fortë duhet të ketë një të ardhur.

Të fundit