Flash News

KRYESORE

Malaj: Shkarkimi im hakmarrje e Ramës, kapja e shtetit vret më shumë se tërmeti

Malaj: Shkarkimi im hakmarrje e Ramës, kapja e shtetit vret më

Nga foltorja e parlamentit Arben Malaj ka akuzuar deputetët e PS-së se kanë humbur personalitetin, e diçka e tillë nuk ka ndodhur as në vitin 1992. Ai foli pasi kryeministri Edi Rama propozoi shkarkimin e tij nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Shqiptare. Sipas Malajt, ky veprim po ndërmerret pasi ai thjesht guxoi që të thotë fjalën e lirë, ndërsa e konsideron këtë si goditje pas shpine..

“Korrupsioni dhe kapja e shtetit vret më shumë se tërmeti. Kostot financiare ndihen në jetën e shqiptarëve, në pasigurinë e tyre për të ardhmen. Nëse institucionet kushtetuese nuk funksionojnë, nëse vendi keqqeverisjet, atëherë pushtetarët kanë vetëm një qëllim: Pasurimin personal.

Kërkesa për heqje imuniteti kanë ardhur edhe dy herë të tjera në këtë parlament por kanë dështuar. Heqja e imunitetit dështoi në vitin ’92 kur deputetët me integritet refuzuan t’i heqin imunitetin Rulit dhe Rukës.”, tha ish deputeti i PS duke shtuar se në vitin 2004, PS-ja shpëtoi nga njolla kur vendosi të mos i heqë mandatin e deputetit Nikoll Lesit.

Ai e shikon veprimin ndaj tij si një gjyq politik.

“Ky është një turp në historinë e parlamentarizmit. Në vitin 2019 deputetët e PS ndjehen të frikësuar nga Rama, i cili po mbjell frikë kudo dhe po rrezikon ta kthejë vendin në neodiktaturë.

Unë e kam kryer me korrektesë detyrën si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së BSH-së. Shkarkimi im është vetëm një hakmarrje personale e Edi Ramës”.

Të fundit