Flash News

KRYESORE

Malajzia pritet të ketë kryeministrin më të vjetër në botë

Malajzia pritet të ketë kryeministrin më të vjetër

Mahathir Mohamad pritet të zgjidhet kryeministër i Malajzisë, pas fitores së zgjedhjeve ku mundi kryeministrin e deritanishëm, Najib Razak.

Mohamed, 92 vjeç, nesë zgjidhet kryeministër do të jetë udhëheqësi më i vjetër në botë.

Ai u kthye nga pensioni, dezertoi në opozitë dhe mundi Najib Razak, i cili ishte i përfshirë në akuzat për korrupsion.

Fitorja e tij historike ka rrëzuar koalicionin Barisan Nasional, i cili ka qenë në pushtet që nga pavarësia në vitin 1957.

Mahathir ka qenë kryeministër i Malajzisë, në krye të koalicionit Barisan Nasional, nga viti 1981 deri më 2003.

Të fundit