Flash News

KRYESORE

Maldini-Boban nuk bindin, Milani tenton dy emra "big" për klubin

Maldini-Boban nuk bindin, Milani tenton dy emra "big" për klubin

Milani e ka ndarë mendjen: për sukses duhen njerëz të suksesshëm dhe pjesë të elitës së futbollit botëror. Dy objektivat e klubit kuqezi janë trajneri Pep Guardiola i Manchester City dhe drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmars.

Eliott Management nuk duron më faktin se Milani nuk po ecën. Dyshja Maldini-Boban nuk ka bindur aspak deri tani, kështu që priten ndryshime. Kontrata e Pepit skadon në qershor të vitit 2021. Ai më parë është larguar sa herë që ka qenë në fund të kontratës.

Overmars gjatë viteve të fundit ka bërë një punë të madhe tek Ajax dhe në Milano besojnë se ky njeri mund të bëjë një ndryshim kolosal në skuadër, nëse i jepet dorë e lirë. Do të ishte një dyshe ëndrrash me Guardiolën.

Të fundit