Flash News

KRYESORE

Maldini lëshon bombën: Nëse nuk ndryshon situata, largohem!

Maldini lëshon bombën: Nëse nuk ndryshon situata, largohem!

Drejtori i Milanit, Pauolo Maldini, duket i lodhur nga premtimet boshe të pronarëve të tij. Ai ka lëshuar disa fjalë që mund të kenë pasoja në të ardhmen e tij. Legjenda e klubit tha se do të largohet në rast se nuk do të ndryshojë situata.

Tashmë jam mësuar me kritikat, për atë që po bëj. Po e bëj maksimalisht. Qëndrimi im këtu do të varet nga rezultatet. Berlusconi ka qenë presidenti më i mirë që kam patur ndonjëherë. E dua shumë, edhe pse këtë shpirtin e tij dhe dëshirën për tu përgjigjur me batuta ndonjëherë e bëjnë jo elegant”.

“Kur do të rikthehet Milani konkurues? Historia ime është e rëndë. Fakti që ndodhem këtu duke bashkëpunuar dëshmon faktin që duam të kthehemi në nivele të larta sa më parë. Nuk kam asnjë qëllim të pres 10 vite. Gjithsesi të përcaktojmë afatet kohore bëhet e vështirë. Nëse në klub ekziston ideja që të rikthehemi kompetitivë pas 15 vitesh, unë dhe Boban nuk do të jemi në drejtimin sportiv të klubit”, - deklaroi Maldini.

Të fundit