Flash News

KRYESORE

Maldini pranon problemet: Jemi në një moment delikat

Maldini pranon problemet: Jemi në një moment delikat

Paulo Maldini vazhdon të jetë prezent në medie në lidhje me ndryshimet që janë bërë te Milani. Drejtori teknik i kuqezinjëve është rikthyer të flasë për largimin e Marco Giampaolos dhe afrimin e Piolit.

Zyrtari i kuqezinjëve mendon se tashmë italianët do të hapin një kapitull të ri me Piolin dhe do të nisin ringritjen që e duan të gjithë. “Ky moment është delikat për Milanin. Gjithsesi, ky është një proces i projektit që ne kemi. Kemi pasur tre ndryshime në drejtim.

"Ndryshimi në krye të pankinës ka qenë i papritur. Megjithatë, ishte një vendim që duhej marrë. Tani kemi marrë një trajner me ide të qarta, kemi dhe një skuadër të re. Ky është vetëm fillimi i sezonit dhe gjëra të mëdha na presin”, përfundoi Maldini.

Të fundit