Flash News

KRYESORE

Mali i Zi dëbon murgjit dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse serbe

Mali i Zi dëbon murgjit dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse

Mali i Zi do ti dëbojë 30 murgj dhe priftërinj të Kishës Ortodokse serbe.

Siç shkruajnë mediat malazeze, me ligjet për çështje të regjistrimit të vendbanimit dhe  të lejes për punë, Podgorica zyrtare i mbylli dyert për qytetarët serbë  të cilët, sipas ligjeve të Ministrisë së Brendshme, nuk i plotësojnë  kushtet për të jetuar dhe për t'i kryer shërbimet fetare në Mal të Zi,  ku vepron Kisha Ortodokse Serbe.

Kisha Ortodokse Serbe në një reagim tha  se "ky është  një vendim politik dhe se do të përdorë të gjitha të drejtat ligjore që  statusi i të punësuarve në këtë institucion të fitojnë të drejtat e  qëndrimit dhe punësimit”.

Kisha Ortodokse Serbe vuri në dukje se 30 murgjve, priftërinjve dhe  pjesëtarëve të familjeve të tyre, të cilët deri në këtë vit kishin një  qëndrim të rregullt në Malin e Zi, nuk iu vazhdua statusi nga Ministria e  Punëve të Brendshme. Ata detyrohen të largohen nga Mali i Zi deri në përfundim të  procedurës.

Të fundit