Flash News

KRYESORE

Mali i Zi dhe Shqipëria me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018

Mali i Zi dhe Shqipëria me borxhin publik më të lartë

Komisioni Europian ka renditur Shqipërinë dhe Malin e Zi me borxhin publik më të lartë në Rajon për vitin 2018, në raportin periodik për zhvillimet ekonomike.

Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë për një rënie të borxhit publik në Serbi, i cili pritet të arrije në 56.4 përqind në fund të vitit 2018, nga më shumë se 86 përqind në vitin 2014.

Serbia, e cila kryesonte rajonin për nivelin më të lartë të borxhit publik tashmë pozicionohet e treta, teksa Shqipëria dhe Mali i zi kryesojnë renditjen.

Turqia dhe Kosova paraqiten me borxhin më të ulët në raport me PBB. Ndërsa Kosova, duke qenë se është një shtet i ri, ka ende shumë hapësirë për të konsumuar borxhin publik, i cili në fund të vitit 2017 ishte 16.6% e PBB-së.

Të fundit