Flash News

KRYESORE

Mali i Zi në prag zgjedhjesh, thirrja e Romeo Gurakuqit: Votoni listën shqiptare

Mali i Zi në prag zgjedhjesh, thirrja e Romeo Gurakuqit: Votoni listën

Ish-deputetit i PD në Shkodër, Romeo Gurakuqi, ka reaguar së fundmi për zgjedhjet parlamentare që priten të zhvillohen më 30 gusht në Mal të Zi, teksa u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj, të votojnë listën shqiptare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gurakuqi thekson se proceset europianizuese demokratike në Mal të Zi kanë krijuar mundësinë e shkëlqyer për një përfaqësim të plotë dhe cilësor të shqiptarëve në Parlamentin e Republikës në Podgoricë dhe zgjidhjen graduale të padrejtësive, që kanë ndodhur në kohën e shkuar ndaj të drejtave politike, kulturore dhe pronësore të shqiptarëve.

Më tej ai ka rënditur tre pika, teksa shprehet se shqiptarët i presin sfida të rëndësishme.

"Së pari, plotësimi me pastërti, largpamësi dhe koherencë i misionit të drejtimit të komunave shqiptare në Malësi dhe Ulqin;

Së dyti, ruajtja e bashkësive shqiptare të rrezikuara nga asimilimi në Shestan, Ljarje, Rozhaje, Plave, Guci dhe Vuthaj;

Së treti, BASHKIMI nën një udhëheqësi të përbashkët politike për zgjedhjet parlamentare", shkruan Gurakuqi.

Reagimi i plotë:

Të nderuar bashkeatdhetare të Malësise, Ulqinit, Krajes, Shestanit, Ljarjes, Anes se Malit, Plaves, Gucise dhe Rozhajes!

Ju që banoni në troje dhe mergata qe ka ardhe per t'ju mbeshtetur ju, gardianet e piramidave arbnore te vendlindjes!

Nga Shkodra e jone dhe e juaja, kemi ndjekur perhere me vemendje zhvillimet politike dhe kulturore te trojeve te Labiatise, te shkeputuna padrejtesisht nga kryeqendra  dhe qe sot bajne pjese ne Republiken e Malit te Zi.

Proceset europianizuese demokratike ne shtetin ku jetoni kane krijuar mundesine e shkelqyer per nje perfaqesim te plote dhe cilesor tuajin ne Parlamentin e Republikes ne Podgorice dhe zgjidhjen graduale te padrejtesive, qe kane ndodhur ne kohen e shkuar ndaj te drejtave politike, kulturore dhe pronesore te shqiptareve.

Kohe me pare, bashkimi juaj shembullor dhe puna profesionale e ekipit perfaqesues politik ne Podgorice, u kurorezua jo vetem me krijimin e njesise se re bashkiake te Malesise, por edhe me drejtimin e kesaj komune me duar dhe mendje te qarta iliriane.

Sukseset e ekipit perfaqesues dhe ekzekutiv bashkiak te Malesise (Tuz) ne vitin e fundit, perbejne nje prove te drejtesise se kauzes se bashkimit te shqiptareve, pa dallime shoqnore dhe kulturore. Ju sherbyet si shembull i ruajtjes se shpirtit europianist edhe per ne. Pune te medha keni bere dhe sfida te reja ju presin. Mes ketyre sfidave spikasin tre me paresore:

Se pari, plotesimi me pasterti, largpamesi dhe koherence i misionit te drejtimit te komunave shqiptare ne Malesi dhe Ulqin;

Se dyti, ruajtja e bashkesive shqiptare te rrezikuara nga asimilimi ne Shestan, Ljarje, Rozhaje, Plave, Guci dhe Vuthaj;

Se treti, BASHKIMI nen nje udheheqesi te perbashket politike per zgjedhjet parlamentare.

Shqiptaret jo vetem duhet te jene faktore ne politiken malazeze per trojet, por ata duhet te marrin kuoten e plote te perfaqesimit ne Parlamentin e Podgorices, ne proporcion me numrin e popullsise dhe kompozitat e tyre te larmishme nga Ulqini e Tivari, permes Hotit, Grudes, Trieshit e Kojes,  drejt Rozhajes.

Uniteti i votes i bazuar mbi nje raport Bese te misionareve politike te popullsise shqiptare mbetet celesi i suksesit.

Prandaj,  edhe une ju ftoj te gjithëve të votoni Listën numër 10.

VOTONI LISTËN SHQIPTARE!

 

 

Të fundit