Flash News

KRYESORE

Mali i Zi vendos ushtrinë në kufi me Shqipërinë

Mali i Zi vendos ushtrinë në kufi me Shqipërinë

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të nxjerrë ushtrinë për të penguar hyrjen e refugjatëve në territorin e saj.

Ministria e Mbrojtjes së këtij shteti ka bërë të ditur se prej të enjtes ushtria është vendosur në kufirin me Shqipërinë.

“Kufiri do të kontrollohet nga patrulla policore të përziera të Policisë dhe Armatës së Malit të Zi, kryesisht për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, si dhe veprime të tjera të paligjshme në kufi dhe në zonën kufitare”, thuhet në deklaratën për mediat.

Sipas ministrisë malazeze, nisma është marrë në bazë të vendimit të këshillit të mbrojtjes dhe të sigurisë.

 

 

Të fundit