Flash News

KRYESORE

Mali i Robit mbetet pa energji, linja u stakua… nga gjarpri

OSHEE njofton se sot rreth orës 11.30, u stakua linja 35 kV Shkozet - Kavajë, për shkak të një defekti.

Ky defekt la pa energji elektrike abonente privatë dhe familjarë, pranë zonës së Malit të Robit, ndërkohë që me t’u njoftuar për avarinë, brigadat e OSHEE të Tensionit të Lartë, nisën kqyrjen e zonës dhe identifikuan defektin te një kabinë private pranë zonës së Shkallnurit.

Shkaku i defektit në kabine ishte një gjarpër, i cili kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kV, duke sjellë stakim të gjithë linjes disa km të gjatë Shkozet - Kavajë.

Aktualisht kabina është futur në punë, ndërsa është rikthyer energjia elektrike ne të gjithë zonën.

Të fundit