Flash News

KRYESORE

Mali Zi dhe Kosova mund të korrigjojnë kufinjtë

Mali Zi dhe Kosova mund të korrigjojnë kufinjtë

Nënshkrimi i deklaratës së marrveshjes së përbashkët për demarkacionit mes Malit të Zi dhe Kosovës është një hap pozitiv për dy vendet.  Këtë ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, ku lihet një mundësi edhe për korrigjimin e kufinjve, njofton FoNet.

“Në deklaratën e nënshkruar është paraparë formimi i një grupi të përbashkët punues për përcaktimin e kufirit,  gjë që në bazë të Nenit 7 të Marrëveshjes paraqet fazën përfundimtare të procesit demarkacionit dhe lë mundësi për korrigjime eventuale teknike,  me rastin e demarkimit të kufijve në teren”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, përcjell Telegrafi.

“Me zgjidhjen e çështjes së demarkacionit edhe me një vend tjetër fqinj, Mali i Zi është konfirmuar si një anëtar i përgjegjshëm dhe i besueshëm i NATO-s”.

“Duke mbrojtur interesat e saj, Mali i Zi në vazhdimësi i kontribuon stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit, gjë e cila, ndër të tjera, është në përputhje me Strategjinë e miratuar së fundmi të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratëne MPJ të Malit të Zi

Të fundit