Flash News

KRYESORE

Mallakastër/ Rrihet polici në qendrën e votimit

Mallakastër/ Rrihet polici në qendrën e votimit

Sot në Drenovë të Mallakastrës është shënuar  një incident i rëndë. Sipas njoftimit të Policisë, një efektiv policie është rrahur në një qendër votimi nga një person që është vënë në pranga.

Autori është Besnik Caushaj, 49 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 24.06.2017, rreth orës 16:10, në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9­Vjecare “Beqo Caushi” Drenovë, Mallakastër, ka goditur me sende te forta (gurë) punonjësin e policisë i cili ishte paraqitur në qëndrën e votimit sipas planizimit të shërbimit, në pritje për të marë në ruajtje qëndrën e votimit nr 3254. Gjithashtu ky shtetas(i cili dyshohet në gjendje të dehur) ka shkatërruar dhe xhamat e kësaj shkolle si dhe një mjet Benz me targa AA 044 OC, pronë e punonjësit të policisë. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 150 dhe 237 të Kodit Penal.

Të fundit