Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Mallakastër/ I futen në banesë për ta grabitur, nipi i burrit me 2 shokët vrasin pronaren
Një grua 50 vjeçare është rrëmbyer e më pas vrarë nga nipi i burrit të saj dhe dy shokë të tij, të cilët i ishin futur në banesë për ta grabitur.
Ngjarja ndodhi më 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ndërkohë që trupi i viktimës Drita Saliaj u gjet ditën e sotme, pas kërkimeve nga familjarët dhe policia.
50 vjeçarja u gjet në rezervuarin e fshatit e lidhur. Viktima jetonte e vetme në shtëpi, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte emigrant.
Nga informacionet e marra, nipi i burrit, bashkë me dy shokët e tij ishin futur në banesën e xhaxhait për të vjedhur.
Ata kanë menduar se nuk kishte njeri, por kur kanë parë të afërmen dhe janë njohur, e kanë rrëmbyer atë dhe lidhur. Më pas, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.
Policia nisi hetimet për ngjarjen dhe nga informacionet e mbledhura vuri në pranga 16 vjeçarët L.S dhe S.Sh, si edhe 26 vjeçarin E.Z. Ngjarja e rëndë ka tronditur banorët e zonës, si edhe familjarët.