Flash News

NDËRKOMBËTARE

Mamaja e këngëtares Besa Kokëdhima: Zëri yt përcjell lëndim

Besa Kokëdhima ka sjellë projektin e saj më të ri, baladen “Kokëfortë”. Një produksion nga Threedots. Kënga flet për histori dashurie dhe lëndimin që dashuria sjell.

Brixhida, mamaja e këngëtarës ka komentuar në postimin e Besës në facebook “Besa, një zë shumë emocionues e magjik që përcjell lëndim. Shkëlqyer zemër e bukur! Je gjithë sharm ylli im gjithë dritë. Krenare për ty,” shkruan zonja Kokëdhima.  Ndërkohë, Besa i ka kthyer komentin: “Drita ime.”

Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku duke e shpërndarë në rrjete sociale. Akoma nuk kanë kaluar 24 orë nga publikimi dhe kënga ka mbledhur rreth 100.000 klikime.

Të fundit