Flash News

KRYESORE

Mamaja e Messit zbulon: Çfarë i ndodhi Leos pas ndeshjes me Islandën

Paraqitja e Lionel Mesit ndaj Islandës dhe për më tepër humbja e penalltisë në minutën e 64’ ka nxitur kritika ndaj yllit të Barcelonës.

Lidhur me këto ngjarje ka reaguar nëna e 30-vjeçarit, Celia Cuccittini, e cila ka treguar se vuan shumë kritikat ndaj djalit të saj, ndërsa zbulon edhe ëndrrën e Leos.

“Ne vuajmë kritikat që ai merr. Por kritikat e lëndojnë shumë edhe Messin. Ai qau pas ndeshjes së parë. Ai jeton me pasion dhe me ëndrrën për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën”, ka thënë nëna e sulmuesit.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin në vazhdim gjërat për Lionel Messin edhe nëse do të arrijë t’i mbyllë gojën kritikëve dhe të realizojë ëndrrën e tij.

Të fundit