Flash News

KRYESORE

Mamaja i përgjigjet mesazhit të Ledrit: Dua të bëhem gjyshe

Mamaja i përgjigjet mesazhit të Ledrit: Dua të bëhem gjyshe

Ditën e djeshme në emisionin e pasdites “Rudina”, ka qenë e ftuar mamaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, e cila ka folur për karrierën e saj në televizion si moderatore.

Përveç jetës së saj profesionale, Xheraldina ka folur edhe në lidhje me të birin, Ledrin.

Mes të qeshurash ajo është shprehur se nëse vajzat do ta njihnin Ledrin siç e njeh ajo, nuk do të donin as t’i afroheshin.

“I them shpesh herë atij, nëse vajzat do të të njihnin ashtu siç të njoh unë nuk do të të afroheshin fare. Ledri nuk di të gatuajë. Ai pret nga unë apo nga i ati t’i përgatisin ushqimin. I them gjithmonë, djali modern duhet të mësojë të gatuajë e të kujdeset për veten”, ka thënë moderatorja e “Master Chef Junior”.

Ndërkohë nëpërmjet një videomesazhi Ledri e ka pyetur të ëmën nëse do të donte t’i bënte atij një vëlla apo motër apo të bëhej gjyshe, dhe përgjigja e saj ishte: “Tani dua të bëhem gjyshe”.

Të fundit