Flash News

KRYESORE

Mami Arbana në telashe me të birin

Jon, djali i moderatores Arbana Osmani po rritet dhe tashmë është bërë dy vjeç dhe në këtë moshë fëmijët fillojnë të jenë më aktiv dhe më të “zhurmshëm”.  Arbana edhe pse është treguar tejet e rezervuar për të zbuluar portretin e të birit, ama një pjesë të karakterit të tij ajo na e ka zbuluar.

Në një foto meme të postuar në Instagram mami Arbana na ka lënë të kuptojmë që kanë filluar telashet tani edhe për të, pasi mesa duket Jon nuk e dëgjon më.

“Fëmijët e mi duke dëgjuar, kur unë i kërkoj për herë të parë për të bërë diçka”, shkruhet nën foto.

Të fundit