Flash News

KRYESORE

“Mami, unë jam vajza më e shëmtuar që njoh”, përgjigjja e Pink për të bijën një mësim për të gjithë nënat

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe vajza e vogël, këngëtarja Pink tërhoqi vëmendje të madhe në ceremoninë e MTV, pasi të tre ishin veshur me kostum të zi. Çifti kishte preferuar që të njëjtin stil ‘burrëror’ ta mbante edhe vajza e tyre.

Por kjo sjellje kishte një arsye të fortë që Pink e zbuloi gjatë ceremonisë. Ajo tregoi se si ishte përgjigjur vajzës kur i kishte thënë se ndihej e shëmtuar, e cila e dëgjonte nga salla.

“Ajo më tha: Mama, unë jam vajza më e shëmtuar që unë njoh dhe unë i thashë, Çfarë? “Po, unë dukem si një djalë me flokë të gjatë”. Në një moment mendova: ‘Oh Zoti im, je vetëm 6 vjeç. Pse? Nga vjen kjo? Kush ta tha këtë? … Por unë nuk i thashë asgjë. Në vend të kësaj, unë shkova në shtëpi, dhe bëra një prezantim Powerpoint për të mbi jetën dhe të vërtetën e disa prej yjeve të rrokut si Prince, David Bowie dhe artistëve të tjerë që jetojnë të vërtetën e tyre, por gjithsesi vajza nuk ndryshoi mendim”, tregon Pink.

Më pas këngëtarja është munduar të bindë 6 vjeçaren se duhet të pranojë veten ashtu siç është, pa u interesuar për të tjerët dhe pa u përpjekur të ndryshojë.

“Njerëzit tallen me mua, ata thonë se unë dukem si një djalë, ose unë jam shumë mashkullore, se i kam flokët e shkurtër apo se trupi im është shumë i fortë”. “A po sheh se unë po i rris flokët? A sheh se unë po mundohem të ndryshoj trupin tim? A po sheh se kam ndryshuar mënyrën se si unë ia paraqes veten time botës? A po sheh se si po dal në skena në mbarë botën? Pra, vajzë e vogël, ne nuk ndryshojmë. Ne marrim guackën dhe bëjmë një margaritar. Ti je shumë e bukur! Dhe ti, vajza ime e dashur, je e bukur dhe unë të dua”.

Të fundit