Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
“Mamit dhe vëllait i bleva shtëpinë në moshën 19-vjeçare”, të pathënat e Alketa Vejsiut
Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të suksesshme në televizionet shqiptare. Mes televizionit, biznesit dhe familjes, ajo përpiqet të menaxhojë kohën dhe t’i dedikohet të gjithave.
Në një intervistë për revistën Who, Alketa ka treguar detaje nga jeta dhe puna.
“Menaxhoj shumë mirë kohën dhe prioritetet. Jam gjithmonë në shtëpi atëherë kur duhet. Rregullisht çdo darkë me familjen përveç rasteve të transmetimit direkt dhe provave të dielën. Mezi pres Krishtlindjet. Janë vërtetë periudha më e bukur kur në dritat e pemës, muzikës së sezonit, zjarrit dhe gështenjave që piqen të kuptosh që Zoti të ka dhënë një tjetër vit për të gëzuar këtë moment magjik. Familja ka qenë gjithmonë gjithçka për mua. Kam bërë të pamundurën që nënës dhe babait mos t’i mungojë asgjë. Mamit dhe vëllait i bleva shtëpinë me fitimet e para në moshën 19 vjeç. Dhe Zoti më shpërbleu duke më dhënë familjen që kisha ëndërruar; dy fëmijë që janë shpërblimi më i bukur i një dashurie të madhe! Familja është gjithçka për mua!”, shprehet Alketa Vejsiu për Who.