Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mamurras, “të fortët” bëjnë ligjin, gjunjëzojnë institucionet
Fiks Fare solli fakte të reja të mos ekzistencës së shtetit ligjor në Mamurras, ku të fortët sundojnë mbi ligjin dhe kërcënojnë nëpërmjet dhunës verbale dhe fizike individë të cilët punojnë dhe jetojnë me ndershmëri.
Rastit të Erald Ndojit, babait të tre fëmijëve i cili kërcënohet nga vëllezërit Gega për shkak të konkurrencës, shërbimit të kabllorit, i bashkëngjitet edhe denoncimi i Marjan Pepës. Marjan Pepa, jeton në të njëjtën rrugë me vëllezërit Gega, në lagjen Dritas, Mamurras. Rreth dy vjet më parë ai mori një leje ndërtimi për shtëpinë e tij. Kur nisi punimet , kamionët dhe mjetet e tjera pengoheshin nga vëllezërit Gega, të cilët kanë bllokuar rrugën duke ndërtuar një mur rrethues përtej pronësisë së tyre, duke zaptuar kështu pronën publike.
Familja Pepa pas disa denoncimesh, arriti më në fund të vërtetonte se muri ishte ndërtuar pa leje, madje edhe shtëpia luksoze e Gjergj Gegës ishte pa leje ndërtimi. Por edhe pse është marrë një vendim për prishjen e murit rrethues IMT-ja Kurbin nuk vepron. E gjitha kjo situatë ku shteti nuk ka vepruar për të vënë në vend drejtësi, ka degjeneruar në dhunë. Marjan dhe Ndue Pepa janë dhunuar në oborrin e shtëpisë prej vëllezërve Gega. Kjo ngarje ka ndodhur rreth një muaj më parë. Të pranishme kanë qenë edhe forcat e policisë të cilët ishin thirrur aty për ndërtimin pa leje. Pas kësaj ngjarje për Gjegj Gegën është dhënë masa arrest shtëpie për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje.”
Karvani i denoncimeve në prokurori dhe polici ndaj vëllezërve Gega ka nisur dy vjet më parë. Edhe pse objekti mur rrethues dhe banesa ishin ndërtim pa leje policia dhe prokuroria nuk arriti ta verifikonte, por e pezullonte çështjen. Pas një viti e gjysmë, me këmbënguljen e familjes Pepa, prokuroria arriti të vërtetonte se muri ishte pa leje ndërtimi dhe se dosja e legalizimit për banesën, e paraqitur nga vëllezërit Gega i përkiste një tjetër qytetari me të njëjtat gjeneralitete, por me banim në Laç.
Sipas Marjan Pepës pavarësisht se Gjergj Gega është dënuar për veprën penale të ndërtimit pa leje, ai vijon të kryejë punime sërisht pa leje në shtëpinë e tij. Denoncimet e herë pas herëshme të Marjan Pepës kanë rënë në vesh të shurdhër, pasi prokuroria vazhdimisht ka vendosur mos fillimin e procedimit penal.
Më në fund IMT-ja Kurbin mori një vendim për prishje të murit rrethues. Madje i vendosi dhe një gjobë prej 5 milion lekësh të vjetra për ndërtim pa leje.
Por ky vendim, edhe pse i marrë rreth pesë muaj më parë akoma nuk ka gjetur zbatim.
Drejtori i IMT-së Jetmir Mzhika në vend që të zbatojë ligjin dhe vendimet që ka marrë vet, i kujton qytetarit që në këtë pozicion e ka vendosur ai veten. Madje aludon që konflikti me Ardian dhe Gjergj Gegën nuk ekziston.
Jetmir Mzhika, në zbatim të ligjit dhe vendimit që ka marrë për prishje te objektit Mur rrethues, duhet të vazhdoj me ekzekutimin pavarësisht se është hapur një proces gjyqësor.Në fund të vendimit për prishje citohet se Ankimi Administrativ dhe gjyqësor i këtij vendimi nuk pezullon ekzekutimin e tij. Kundërshtimi i juristes por edhe i drejtorit të IKMT-së për mos ekzekutim është i pajustifikueshëm ligjërisht. Për më tepër kur të dy janë të bindur që ndërtimi është pa leje dhe vënë në dyshim gjykatën duke aluduar se nuk e dinë se çfarë mund të ndodhë atje.”
Marjan Pepës, përveç bllokimit të punimeve të shtëpisë, duke qenë se i ka kaluar afati i lejes së ndërtimit do t’i vendoset gjobë. Gjobë që duhet ta paguaj ai, edhe pse bllokimi i punimeve ka ardhur si pasojë e neglizhencës së institucioneve shtetërore.
Por ndërkohë që Marjan Pepa vuan pasojat e moszbatimit të ligjit, dhunuesi i tij dhe i ligjit vazhdon të lëvizë i lirë. Për veprën penale të ndërtimit pa leje, Gjergj Gega në Mars të këtij viti është dënuar nga gjykata me 6 muaj burg që më pas u konvertua po nga gjykata me periudhë prove prej 12 muajsh. Me kusht që gjatë kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në muajin Qershor Gjergj Gega është përfshirë në një tjetër konfikt fizik me shtetasin Erald Ndoji, prokuroria vendosi që nuk ka vepër penale. Në muajin Korrik ky shtetas u kofiktua sërish fizikisht me Nude dhe Marjan Pepën, gjykata la në fuqi masën arrest shtëpie për veprën penale plagosje e lehtë me dashje. Gjatë kësaj kohe, kur ky individ ka qenë në arrest shtëpie ka vijuar me kanosjen e qytetarëve në konfikt dhe del i pa shqetësuar nga banesa. Të gjitha këto fakte të sjella me zë e figurë në Fiks Fare, ngrenë vetëm një pyetje “A ka shtet në Mamurras?” . TCH
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38