Flash News

E-TJERA

Man. City fiton ndaj "Dhelprave", shkurton diferencën me Liverpool

Man. City fiton ndaj "Dhelprave", shkurton diferencën me

Man. City ka fituar 3-1 ndaj Leicester në "Etihad Stadium" për javën e 18-të të Premier League. "Dhelprat" e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në avantazh me golin e Jamie Vardy në minutën e 22-të pas një kundërsulmi fantastik.

"Qytetarët" reaguan shpejt dhe barazuan shifrat me një goditje të bukur nga distanca nga Riyad Mahrez në minutën e 30-të. Në minutën e 43-të, Gundogan tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe City e mbyll në avantazh 2-1 pjesën e parë.

Në minutën e 69-të ishte Gabriel Jesus që shënoi golin e tretë, pas një asisti të mrekullueshëm të De Bruyne. Pas kësaj fitorje, City ka ngushtuar diferencën me Liverpool. Ekipi i Klopp ka një ndeshje më pak dhe kryeson me 49 pikë, Leicester në vend të dytë me 39 pikë dhe City i treti me një pikë më pak.

Të fundit