Flash News

KRYESORE

"Man. United duket si klub amerikan, nuk ka identitet"

"Man. United duket si klub amerikan, nuk ka identitet"

Agjenti me famë botërore, Mino Raiola, ka kritikuar Manchester United-in duke thënë se ky klub nuk ka identet. Sipas tij, drejtuesit mendojnë më shumë aspektin ekonomik dhe jo atë sportiv.

"Sipas meje, Manchester United ka nevojë për një specialist, një drejtor sportiv. Mendoj që klubi ka më shumë mentalitet amerikan sesa europian. E kam fjalën që klubi mendon më shumë për aspektin ekonomik sesa atë sportiv. Duhet një person i aftë, i cili i bashkon këto dy aspekte", ka deklaruar Raiola, menaxher i yllit Paul Pogba te "Djajtë e kuq".

"Po ju jap një shembull. Klopp dhe Guardiola janë të qartë në aspektin e identitetit. E kupton menjëherë nëse një lojtar iu përshtatet ose jo. Këtë nuk e thua dot për Manchester United-in, sepse ky klub nuk ka identet. Kështu mendoj unë", ka shtuar Raiola.

Të fundit